Mirësevini | 9-vjeçare | Gjimnazi | Kontakt
Shkolla 12 vjeçare franko-shqiptare
"ERNEST KOLIQI"
Mob: 0682000767 | Email: info@ernestkoliqi.com

Regjistrimet

Shkolla "Ernest Koliqi" ka nisur regjistrimet.

Procedura e regjistrimit, afatet dhe testi paraprak

Për 9-vjeçaren

Regjistrimi ose transferimi nga shkollat e tjera bëhet përmes një testi pranues në matematikë dhe gjuhë/letërsi.

Për gjimnazin

Meqenëse shkolla synon të përzgjedhë nxënësit më të mirë regjistrimi nuk është automatik, por selektiv.

Procedura e regjistrimit përfshin:

  1. Shqyrtimin e mesatares së shkollës 9-vjecare (nxënësit që do të paraqiten përpara përfundimit të klasës së 9 duhet të sjellin listën e notave të deritanishme. Në rast se kjo është e vështirë për vetë nxënësit, vetë shkolla do të kontaktojë shkollat përkatëse për të marrë notat).
  2. Realizimin e një testi nga vetë shkolla në lëndët e matematikës dhe letërsisë.
  3. Zhvillimin e një interviste me stafin e shkollës për të njohur më mirë motivimin dhe prirjet e nxënësit.

E njëjta procedurë vlen edhe për nxënës të cilët dëshirojnë të transfero- hen tek “Ernest Koliqi” nga shkolla të tjera të mesme. Në rast të përm- bushjes me sukses të procedurës nxënësi mund të regjistrohet. Shkolla nuk do të pranojë nxënës që kanë patur sjellje të papërshtatshme në 9-vjecare edhe nëse ata i përmbushin kriteret e mësipërme.

Të interesuarit duhet të komunikojnë paraprakisht me sekretarinë e shkollës (znjsh. Anisa Greva) për të caktuar një takim me stafin dhe orarin e testit. Për më tepër mund të kontaktoni znjsh. Greva në numrin 0682000767 ose në e-mailin info@ernestkoliqi.com. Për informacione të përgjithshme mbi shkollën mund të vizitoni uebsajtin tonë zyrtar www.ernestkoliqi.com si dhe faqen tonë në Facebook.

Tarifat

Tarifa vjetore është 2.800 euro/vit. Ajo kryhet në fillim të regjistrimit, ose e ndarë në dy pjesë sipas simestrave.

Në rastet kur regjistrohen dy nxënës nga e njëjta familje, shkolla aplikon një zbritje prej 30% për të dy nxënësit.

Shpenzime të tjera që duhen marrë parasysh janë:

  1. Transporti: 350 euro/vit. Transporti është opsional dhe mund të mos jetë i nevojshëm nëse nxënësit vjen vetë ose shoqërohet nga dikush në shkollë.
  2. Uniforma (Vetëm pjesa e sipërme e veshjes).
  3. Librat (me një kosto të përafërt me librat e përdorur në gjimnazet publike).
  4. Ushqimi ditor: 300 lekë

Për informacione të tjera:
e-mail: info@ernestkoliqi.com
Celular: 0682000767

Shperndaje këtë faqe

©2011 - 2017 | Shkolla Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi"
Të gjithë materialet e botuara janë pronë e Shkollës Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi. Botimi i plotë apo i pjessshëm mund të bëhet vetëm me leje me shkrim nga shkolla.

Dizajn: KOKUSHTA Webdesign