Mirësevini | 9-vjeçare | Gjimnazi | Kontakt
Shkolla 12 vjeçare franko-shqiptare
"ERNEST KOLIQI"
Mob: 0682000767 | Email: info@ernestkoliqi.com

Profil: Ernest Koliqi

Ernest Koliqi

Ernest Koliqi (1903-1975) ishte shkrimtar, përkthyes, studiues, botues dhe ministër arsimi (1941-1942). Në letërsi ai njihet si poet dhe prozat, kryesisht me veprën e tij më të njohur "Pasqyrat e Narcizit" (1936). Si përkthyes ai solli në shqip kryevepra botërore nga Dante Alighieri, Petrarka, Tasso, Foskolo, etj. Koliqi ishte organizator i Kongresit të Studimeve Shqiptare, që konsiderohet si themeli i Akademisë së ardhshme, themelues i revistave si "Shkëndija" apo "Shejzat", në Shqipëri apo gjatë mërgimit në Itali. Si ministër i arsimit, ai dërgoi në Kosovë 200 mësues shqiptarë për hapjen e shkollave shqip si dhe hapi shkolla të reja brenda vendit. Pavarësisht ndalimit gjatë viteve të komunizmit, Koliqi ze sot një vend të nderuar mes shkrimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë.
Për më tepër lexoni artikullin mbi Ernest Koliqin në Wikipedia:
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ernest_Koliqi

Shperndaje këtë faqe

©2011 - 2017 | Shkolla Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi"
Të gjithë materialet e botuara janë pronë e Shkollës Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi. Botimi i plotë apo i pjessshëm mund të bëhet vetëm me leje me shkrim nga shkolla.

Dizajn: KOKUSHTA Webdesign