Mirësevini | 9-vjeçare | Gjimnazi | Kontakt
Shkolla 12 vjeçare franko-shqiptare
"ERNEST KOLIQI"
Mob: 0682000767 | Email: info@ernestkoliqi.com

Njoftime

11 korrik 2016 | Shkolla "Ernest Koliqi" pranon tashmë edhe nxënës nga DURRËSI

Shkolla "Ernest Koliqi" pranon tashmë edhe nxënës nga DURRËSI, duke organizuar transportin përkatës. Rruga nga Durrësi në shkollën tonë zgjat rreth 25 minuta. Ju mirëpresim!

 

9 prill 2016 | Konkursi i bursave për Klasën e 10-të, 2016-2017

Aplikimet jane mbyllur!

Të shtunën me 9 prill 2016 shkolla organizon KONKURSIN E BURSAVE për nxënësit që do të nisin klasën e dhjetë në shtator 2016. Pjesëmarrësit duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të kenë mesatare mbi 9,5 në shkollat ku mësojnë aktualisht.
  2. Të mos kenë patur probleme disiplinore.

Konkurrentët duhet të plotësojnë paraprakisht aplikimin online në faqen: Bursa 2016-2017

Konkursi zhvillohet në mjediset e shkollës në orën 09.00 dhe zgjat 3-4 orë. Ai përmban pyetje nga matematika, gjuhë-letërsia, kimia, fizika e biologjia. Në test do të përfshihen edhe pyetje logjike. Pjesëmarrësit duhet të marrin me vete mjetet e punës (stilolaps, vizore, kompas, etj) si dhe një mjet identifikimi.

Pas përfundimit të testit nxënësit dhe prindërit e tyre janë të ftuar të qëndrojnë për drekë në mensën e shkollës si dhe, nëse dëshirojnë, të takohen me stafin për të marrë më tepër informacione për shkollën.

Shkolla do të japë disa bursa të plota dhe disa të pjesshme në varësi të rezultateve.

Për çdo informacion tjetër ju lutemi të kontaktoni sekretarinë e shkollës në info@ernestkoliqi.com ose 0682000767.

 

4 prill 2015 | Konkursi i bursave për Klasën e 10-të, 2015-2016

Aplikimet jane mbyllur!

Të shtunën me 4 prill 2015 shkolla organizon konkursin e bursave për nxënësit që do të nisin klasën e dhjetë në shtator 2015. Pjesëmarrësit duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të kenë mesatare mbi 9,5 në shkollat ku mësojnë aktualisht.
  2. Të mos kenë patur probleme disiplinore.

Konkursi zhvillohet në mjediset e shkollës në orën 09.00 dhe përmban pyetje nga matematika, gjuhë-letërsia, kimia, fizika e biologjia. Në test do të përfshihen edhe pyetje logjike. Pjesëmarrësit duhet të marrin me vete mjetet e punës (stilolaps, vizore, kompas, etj) si dhe një mjet identifikimi.

Pas përfundimit të testit nxënësit dhe prindërit e tyre janë të ftuar të qëndrojnë për drekë në mensën e shkollës si dhe, nëse dëshirojnë, të takohen me stafin për të marrë më tepër informacione për shkollën.

Shkolla do të japë disa bursa të plota dhe disa të pjesshme në varësi të rezultateve.

Për çdo informacion tjetër ju lutemi të kontaktoni sekretarinë e shkollës në info@ernestkoliqi.com ose 0682000767.

Nxënësit dhe prindërit që kanë vështirësi ardhjeje mund të na lajmërojnë një ditë më herët që të organizojmë marrjen e tyre me furgonët e shkollës.

 

Shkolla “Ernest Koliqi” hap regjistrimet me 7 prill për vitin shkollor 2014-2015

Këtë vit do të pranohen VETËM 16 NXËNËS TË RINJ për secilën klasë të 9-vjeçares, aq sa është edhe numri maksimal i nxënësve të lejuar në një klasë në shkollën tonë, meqenëse shkolla ka planifikuar një numër të kufizuar klasash dhe nxënësish në secilën klasë për të ruajtur cilësinë. Për gjimnazin do të pranohen rreth 32 nxënës në klasën e dhjetë. Nxënësit që nuk mundën të regjistrohen vitin e shkuar për shkak të numrit të kufizuar të pranimeve mund të aplikojnë këtë vit.

Regjistrimi nuk është automatik. Secili nxënës duhet të kalojë testin përkatës në matematikë dhe gjuhë-letërsi. Procesi i informimit, testimit dhe eventualisht regjistrimit zhvillohet cdo ditë midis orës 09.00 dhe 13.30. Për çdo hollësi mbi procesin mund të lexoni më shumë te faqjaRegjistrimet ose mund të telefonojnë në numrin 0682000767 apo e-mailin info@ernestkoliqi.com

Suksese nxënësve të ardhshëm!

 

29 mars 2014 | Konkursi i bursave 2014

Aplikimet jane mbyllur!

Shkolla "Ernest Koliqi" organizon konkursin e bursave për nivelin e gjimnazit. Konkursi do të zhvillohet me shkrim në mjediset e shkollës të shtunën, datë 29 mars 2014 në orën 09:00. Testimi do të përfshijë pyetje nga matematika, logjika, gjuhë-letërsia, fizika, kimia dhe biologjia mbi bazën e programit publik të shkollave 9-vjeçare.

Shkolla do të ofrojë disa bursa të plota dhe të pjesshme, por numri i tyre do të përcaktohet nga niveli i pjesëmarrësve.

Nxënësit e klasave të IX të interesuar për të marrë pjesë duhet të plotësojnë paraprakisht formularin e gatshëm online në faqen e Internetit të shkollës.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë nxënësit nga shkollat publike dhe private. Pas testimit, nxënësit pjesëmarrës janë të ftuar të qëndrojnë për drekë në mensën e shkollës për t'u njohur me stafin.

Shkolla “Ernest Koliqi” ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, rreth 800 metra përtej QTU-së, por në kahun e kundërt. Në faqen tonë të Internetit ndodhet edhe një hartë orientuese.

 

30 mars 2013 | Konkursi i bursave 2013

Aplikimet jane mbyllur!

Këtë vit për herë të parë, shkolla “Ernest Koliqi” organizon me datë 30 mars 2013 konkursin e bursave për nxënësit e klasave të nënta. Shkolla do të ofrojë 5 bursa të plota dhe 5 bursa të pjesshme. Synimi i shkollës është tërheqja e nxënësve më të mirë të Tiranës.

Konkursi do të zhvillohet me shkrim në mjediset e shkollës dhe do të përmbajë pyetje nga programi i 9-vjeçares në lëndët matematikë, letërsi, fizikë, kimi, biologji si edhe disa pyetje logjike. Nxënësit e interesuar duhet të paraqiten të shtunën 30 mars në orën 10.00 në mjediset e shkollës, në Kodrën e Diellit, ngjitur me Rezidencën Kodra e Diellit, sipër Kopshtit Botanik. Secili nxënës duhet të ketë me vete një dokument identifikimi (ID, pasaportë apo certifikatë lindjeje).

Gjithashtu nxënësit paraprakisht duhet të regjistrohen duke plotësuar formularin e regjistrimit.

Nxënësit e interesuar për të marrë më tepër informacione për shkollën janë të mirëpritur të na vizitojnë bashkë me prindërit për t’u takuar me stafin tonë. Për informacione më të përgjithshme mund të shihni edhe faqen tonë në Internet www.ernestkoliqi.com si dhe faqen tonë në Facebook (Gjimnazi Franko-Shqiptar “Ernest Koliqi”).

Mirupafshim dhe suksese!

 

Gjimnazi "Ernest Koliqi" ka nisur regjistrimet.

Meqenëse gjimnazi synon të përzgjedhë nxënësit më të mirë regjistrimi nuk është automatik, por selektiv.

Procedura e regjistrimit përfshin:

  1. Shqyrtimin e mesatares së shkollës 9-vjecare (nxënësit që do të paraqiten përpara përfundimit të klasës së 9 duhet të sjellin listën e notave të deritanishme. Në rast se kjo është e vështirë për vetë nxënësit, vetë gjimnazi do të kontaktojë shkollat përkatëse për të marrë notat).
  2. Realizimin e një testi nga vetë gjimnazi në lëndët e matematikës dhe letërsisë.
  3. Zhvillimin e një interviste me stafin e shkollës për të njohur më mirë motivimin dhe prirjet e nxënësit.

E njëjta procedurë vlen edhe për nxënës të cilët dëshirojnë të transferohen tek "Ernest Koliqi" nga shkolla të tjera të mesme. Në rast të përmbushjes me sukses të procedurës nxënësit mund të regjistrohet për vitin 2012-2013. Shkolla nuk do të pranojë nxënës që kanë patur sjellje të papërshtatshme në 9-vjecare edhe nëse ata i përmbushin kriteret e mësipërme.

Të interesuarit duhet të komunikojnë paraprakisht me sekretarinë e shkollës (znjsh. Anisa Greva) për të caktuar një takim me stafin dhe orarin e testit. Për më tepër mund të kontaktoni znjsh. Greva në numrin 0682000767 ose në e-mailin info@ernestkoliqi.com. Për informacione të përgjithshme mbi shkollën mund të vizitoni uebsajtin tonë zyrtar www.ernestkoliqi.com si dhe faqen tonë në Facebook.

 

Presidenti i shkollës J.-P. Le Goff dhe administratori E. Hasimja në emisionin "Zonë e Lirë" nga Arian Çani për prezantimin e parë në publik.

Shperndaje këtë faqe

©2011 - 2017 | Shkolla Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi"
Të gjithë materialet e botuara janë pronë e Shkollës Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi. Botimi i plotë apo i pjessshëm mund të bëhet vetëm me leje me shkrim nga shkolla.

Dizajn: KOKUSHTA Webdesign