Mirësevini | 9-vjeçare | Gjimnazi | Kontakt
Shkolla 12 vjeçare franko-shqiptare
"ERNEST KOLIQI"
Mob: 0682000767 | Email: info@ernestkoliqi.com

Klubet

Klubet shërbejnë për nxitjen e prirjeve dhe ushqimin e pasioneve të veçanta tek nxënësit. Regjistrimi në klube bëhet me zgjedhjen e vetë nxënësit. Secili nxënës duhet të zgjedhë një prej klubeve.

Klubet fokusohen në fusha dhe çështje që tejkalojnë hapësirën dhe nivelin e lëndëve. P.sh disa nga klubet do të jenë:

  • Klubi i fotografisë (parimet e fotografisë artistike, konkurs fotografie me pjesëmarrjen e nxënësve).
  • Klubi i psikologjisë bashkëkohore (teoritë kryesore dhe raste studimi interesante nga autorë të huaj).
  • Klubi i matematikës së avancuar (aplikimi i matematikës në fusha të ndryshme të jetës, lidhja e matematikës me shkenca të tjera).
  • Klubi i mjedisit (sfidat ekologjike në ditët tona, ngrohja globale, etj).
  • Klubi i teatrit (analizë e dramaturgjisë botërore, vënie në skenë e një pjese nga vetë nxënësit).
  • Klubi i letërsisë bashkëkohore (kryeveprat e letërsisë së sotme dhe analizat letrare të mbështetura në filozofi, psikologji, psikanalizë, etj).

Klubet drejtohen nga mësues të shkollës ose edhe specialistë jashtë saj. Secili klub zhvillohet 1-2 orë në javë, varësisht prej natyrës dhe përmbajtjes së tij.

Shperndaje këtë faqe

©2011 - 2017 | Shkolla Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi"
Të gjithë materialet e botuara janë pronë e Shkollës Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi. Botimi i plotë apo i pjessshëm mund të bëhet vetëm me leje me shkrim nga shkolla.

Dizajn: KOKUSHTA Webdesign