Mirësevini | 9-vjeçare | Gjimnazi | Kontakt
Shkolla 12 vjeçare franko-shqiptare
"ERNEST KOLIQI"
Mob: 0682000767 | Email: info@ernestkoliqi.com

Këshillimi

Shkolla do të aplikojë një sistem të ngjashëm me atë universitar përsa i përket këshillimit, për t'i përgatitur paraprakisht nxënësit për atë që i pret në shkollën e lartë. Këshillimi zhvillohet në tre aspekte: psikologjik, mësimor dhe ai i karrierës.

1. Këshillimi psikologjik mbulohet nga psikologia e shkollës. Ky lloj këshillimi synon:

  • Të monitorojë ecurinë psikologjike të nxënësve duke parandaluar cdo lloj shqetësimi të mundshëm.
  • Të garantojë përshtatjen sa më të mirë psikologjike me procesin mësimor.
  • Të ndihmojë nxënësit me vështirësi përshtatjeje me klasën dhe mjedisin social në përgjithësi.
  • Të nxisë nxënësit për të gjetur vetveten brenda shkollës dhe më tej.

Këshillimi psikologjik mund të bëjë të nevojshëm edhe praninë dhe pjesëmarrjen aktive të prindit.

Oraret e këshillimit psikologjik: Çdo të hënë, të mërkurë e të premte, nga ora 12.00-14.00 në zyrën e psikologes.

2. Këshillimi shkollor realizohet nga mësuesit e lëndëve sipas orareve të rregullta të shpallura paraprakisht në fillim të çdo semestri. Ky lloj këshillimi synon:

  • Të inkurajojë zhvillimin e aftësive dhe talenteve të vecanta të nxënësit.
  • Të ofrojë material shtesë për nxënësit që kërkojnë të lexojnë më tepër në një lëndë apo cështje të caktuar.
  • Të mbështesë nxënësit që mund të hasin vështirësi në ecurinë e lëndës.
  • Të mbështesë nxënësit pjesëmarrës në veprimtari jashtëshkollore si konkurse, olimpiada, etj.

Oraret e këshillimit mësimor strukturohen sipas mësuesve.

3. Këshillimi i karrierës realizohet nga staf i specializuar dhe synon:

  • Njohjen e nxënësit me mundësitë e vazhdimit të studimeve të larta brenda dhe jashtë vendit.
  • Ndihmën dhe orientimin në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për aplikimet për shkollimin në universitete të huaja.
  • Ofrimin e informacionit për pjesëmarrjen në veprimtari jashtëshkollore si konkurse, seminare, etj.

Oraret e këshillimit të karrierës përcaktohen sipas rastit nga drejtoria dhe u njoftohen individualisht nxënësve.

Shperndaje këtë faqe

©2011 - 2017 | Shkolla Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi"
Të gjithë materialet e botuara janë pronë e Shkollës Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi. Botimi i plotë apo i pjessshëm mund të bëhet vetëm me leje me shkrim nga shkolla.

Dizajn: KOKUSHTA Webdesign